Tragjedia që tronditi Ferizajn, Aliu ngushëllon familjen pas humbjes së tre anëtarëve në aksident

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Aliu nga fshati Komogllavë, pas humbjes tragjike të tre anëtarëve të saj në një aksident fatal, teksa po ktheheshin drejt Gjermanisë.
Aliu tha se lajmi për vdekjen e tre bashkatdhetarëve nga Ferizaj e ka tronditur gjithë qytetin.
“Me dhembje e pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të tre bashkatdhetarëve nga Ferizaj, anëtarë të familjes Aliu nga fshati Komogllavë, të cilët po ktheheshin nga vendlindja për në Gjermani. Ky rast tragjik na ka tronditur të gjithëve dhe në këto momente të rënda për familjen, i jemi pranë me ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Aliu.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve, shokëve dhe të gjithë të afërmve të familjes Aliu, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të rëndë. /Telegrafi/






































