LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Genova alarmon policinë në Shqipëri: Do të verifikohet gjendja e urave

Tragjedia në Genova alarmon policinë në Shqipëri: Do të verifikohet gjendja e urave

Në Shqipëri do të verifikohet gjendja e urave, dhe do të monitorohen mjetet e peshave të rënda.

Ngjarja tragjike në Genova ku si pasojë e shembjes së një ure humbën jetën 39 qytetarë, në mesin e të cilëve ishin edhe dy shqiptarë ka alarmuar institucionet e sigurisë në Shqipëri.


Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola në konferencën javore me gazetarë pasi ka folur për gjendjen e rrugëve gjatë javës dhe numrin e turistëve, ka folur edhe për gjendjen e urave.

Ai njoftoi se pas ngjarjes në Genova, Policia Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, po verifikojnë gjendjen e urave.

“Javën në mbyllje dhe javët në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, nisur nga ngjarja tragjike – rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë”, thotë Mithat Tola.

Drejtori i Policisë Rrugore më tej shtoi se Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve.

“Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementeve të sigurisë rrugore në këto infrastruktura, Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve, për të shmangur dëmtimet dhe respektimin e ligjit duke “prodhuar” me shumë siguri rrugore”, thotë ndër të tjera Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori