LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia e Grenfell Tower rikonstruohet me teknologjinë 3D (Video)

Tragjedia e Grenfell Tower rikonstruohet me teknologjinë 3D (Video)

Hulumtuesit kanë përdorur një teknologji të re 3D, që të rikonstrutojnë tragjedinë e zjarrit që e shkrumboi Grenfell Tower të Londrës.

‘Forensic Architecture’ janë grupi nga Universiteti i Londrës, shfrytëzuan fotografi dhe video, që ta përmbledhin rrjedhën e ngjarjes minutë pas minute, transmeton Telegrafi.


Grupi që merret me të drejtat e njeriut, po përpiqet të zbulojë shkaktarët e fillimit dhe përhapjes së zjarrit, që u mori jetën 71 personave.

Ky është projekti i parë i tillë në Britani të Madhe, ndërsa pritet të hedhë dritë në një prej katastrofave më të mëdha të kohës së fundit.

Ndërtesa me 24 kate, e ndërtuar prej vitit 1972 deri më 1974, ka tronditur botën më 14 qershor të vitit të kaluar, kur u përfshi nga flakët të cilat nuk u shuan për 24 orë.

Burimi kryesor i ‘Forensic Architecture’ do të jenë postimet në rrjetet sociale, deklaratat e dëshmitarëve, si dhe historitë e dëgjuara prej të pranishmëve.

Kjo vjen në kohë, kur janë paguar më se 24 milionë euro, për akomodimin nëpër hotele, të banorëve të asaj ndërtese. /Telegrafi/