LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në brigjet greke, shtatë të vdekur që vinin nga Turqia

Tragjedi në brigjet greke, shtatë të vdekur që vinin nga Turqia

Një tragjedi është shënuar në brigjet e ishullit grek Oinouses, në afërsi të Hios.

Top Channel bën me dije se një barkë, në të cilën ndodheshin mbi 18 persona, ishte nisur nga brigjet turke dhe në afërsi të Hios është përmbysur.


Si pasojë, shtatë persona kanë gjetur vdekjen, nga këto viktima, një ishte një foshnjë e mitur, katër fëmijë dhe dy gra, ndërsa 11 persona të tjerë janë shpëtuar.

Po vijon një operacion shpëtimi, sepse ende nuk dihet numri i saktë i personave të cilët ishin në atë varkë.

Mediat greke zbulojnë se kanë qenë dy familje nga Turqia, të cilët ishin larguar nga vendi i tyre për t’i “shpëtuar ndjekjeve të qeverisë së Presidentit Erdogan”. /TCH/