LAJMI I FUNDIT:

Trafiku ajror botëror i udhëtarëve gjatë këtij viti do të bie me mbi 60 për qind

Trafiku ajror botëror i udhëtarëve gjatë këtij viti do të bie me mbi 60 për qind

Trafiku ajror botëror i pasagjerëve këtë vit parashikohet të bie me 64.2 për qind nën parashikimet para pandemisë COVID-19.

Kështu bën të ditur Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI), duke pësuar rënie prej më shumë se 6 miliardë udhëtarësh deri në fund të vitit 2020.


“Evropa dhe Lindja e Mesme parashikohet të jenë dy rajonet më të prekura, me rënie prej mbi 70 për qind krahasuar me vijën bazë të parashikuar, ndërsa Azi-Paqësori ka filluar rimëkëmbjen më herët dhe më shpejt se rajonet e tjera dhe parashikohet të mbyllë vitin 2020 me një rënie prej 59.2 për qind”, thotë ACI.

Industria e aeroportit pritej të gjeneronte rreth 172 miliardë dollarë këtë vit, por ndikimi i COVID-19 në të ardhurat e aeroportit do të rezultojë me një rënie prej 111.8 miliardë dollarë, me 65 për qind krahasuar me parashikimin para-pandemisë.

Bazuar në skenarët e zhvilluar nga ACI, trafiku i brendshëm i pasagjerëve pritet të rikuperohet në nivelet e 2019 deri në 2023, me rikuperimin e trafikut ndërkombëtar të pasagjerëve vitin e ardhshëm. /Telegrafi/