Në shoqërinë shqiptare paramoderne, miku nderohej si njeri me status të veçantë, gati të mbinatyrhme. Por, miku e humbiste këtë status mjaft të privilegjuar nëse nuk sillej me korrektësi në shtëpinë e mikpritësit.
Paragrafi 1785 te Kanuni i Dibrës përcakton qartë statusin e dyzuar të mikut: “Miku asht knaqsi e madhe, po ene barrë e randë”. Në popull thuhet: “Sa ke mikun në shtëpi, ke malin mbi shinë”.
Miku e humbiste statusin gati-gati hyjnor dhe shndërrohej në njeri të padëshirueshëm për familjen, fisin, fshatin e krahinën e mikpritësit, nëse nuk zbatonte me korrektësi tërësinë e normave kulturore, që rregullonin veprimet e sjelljet e tij në raportet me familjarët e mikpritësit, me anëtarët e fisit, me miqtë dhe me të njohurit e tij.
Çdo veprim i gabuar i mikut përkeqësonte shumë në sytë e opinionit të bashkësive vetëqeverisëse të shoqërisë tradicionale shqiptare, jo vetëm statusin e prestigjin e mikut, por edhe ato të mikpritësit.
Miku nuk kishte të drejtë të prekte asgjë pranë vatrës, sidomos enët e vëna në zjarr për të zier ushqime. Neni 136 te Kanuni i Lekë Dukagjinit në variantin e Mirditës, ndër të tjera thekson: “Miku nuk ka tagër me prek gja bri votrës ose oxhakut ku rri, veç në ja lypt i zoti i shpisë”.
Pse mikut i ndalohej në mënyrë kategorike të hiqte kapakun e gjellës që po ziente në zjarr?
Thelbin e përgjigjes së kësaj pyetje e gjejmë te neni i referuar për këtë çështje te Kanuni i Lekë Dukagjinit, varianti i Pukës: “E di rrasa ça ka vegshi”.
Kjo do të thotë se kapaku i shporetit duhet të ruajë si sekret shumë të rëndësishëm të familjes atë çfarë zihet poshtë tij. Ndodhte jo rrallë që familja mikpritëse të ishte aq e varfër, saqë vorba në vatër ziente vetëm ujë. Kapaku e mbulonte këtë varfëri të skajshme, e cila nuk i duhej ekspozuar mikut dhe opinionit shoqëror.
Këto reagime të shqiptarëve i ka vënë re edhe albanologu i shquar Franc Nopça në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të XX: “Është një çnderim për të zotin e shtëpisë, kur një i huaj ngre kapakun e tenxheres në vatër pranë zjarrit. Dënimi është 500 grosh, sepse mundet që tenxherja të mos ketë mish dhe ky bëhet shkak që del në shesh vobektësia e zotit të shtëpisë”. /Zyhdi Dervishi /“Lente të ndërveprimit simbolik”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAna Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!
Dhjetë gjërat që mund t’i mësojmë nga “Thika” e shkrimtarit Salman Rushdie
Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike
Faith Ringgold: Artistja që kapi shpirtin e ShBA-së
Inteligjenca artificiale rrezikon përkthyesit
Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin