LAJMI I FUNDIT:

Tradhton pronari, e pëson keq makina Audi (Foto)

Tradhton pronari, e pëson keq makina Audi (Foto)

Colin Tudor ishte duke e dërguar të birin në shkollë, kur në një rrugë të Wirral në Angli, e pa një Audi A3 që ishte shkruar dhe ngjyrosur.

Duket se pronari i kësaj makine ka tradhtuar partneren dhe ajo i është hakmarrë, duke ia ngjyrosur dritaret dhe shkruar fjalë ofenduese në pjesë të ndryshme, transmeton Telegrafi.


“Mendova se ishte mbuluar me miell dhe ujë, por më pas e pashë që dikush ishte mllefosur keq”, ka shkruar Tudor lidhur me rastin.

Ende nuk dihet kush është pronari i veturës, apo motivet që e shtynë dikë të bënte shkarravinat. /Telegrafi/