LAJMI I FUNDIT:

Toyota i bëri bashkë për herë të parë, të gjitha gjeneratat e modelit Supra (Foto)

Toyota i bëri bashkë për herë të parë, të gjitha gjeneratat e modelit Supra (Foto)

Gjatë një organizimi privat, janë mbledhur së bashku 50 Toyota Subra që i përkasin katër gjeneratave të ndryshme

Derisa po pritet me padurim që të shpaloset modeli i ri Supra, Toyota po vazhdon ta shfaqë në forma të ndryshme, pa i dhënë detajet, transmeton Telegrafi.


Së fundmi, prodhuesi japonez i ka mbledhur disa prej pronarëve të modeleve të vjetra Supra, që ta shohin prototipin që bëri një prezantim dinamik në Goodwood Festival of Speed. Sipas zyrtarëve në Toyota, kjo është hera e parë që bëhen bashkë në një hapësirë, të gjithë pesë gjeneratat e modelit Supra.

Gjatë këtij bashkimi familjar, Tetsuya Tada që është shef teknologjik në A90 Supra, u ka dhënë mundësinë pronarëve të katër gjeneratave të vjetra, t’i mësojnë detajet e prototipit me shtresën e kamuflazhit.

Pjesëmarrësit e zgjedhur, kanë pasur ftesa speciale, që të hynë në organizimin e zhvilluar në një lokacion të fshehtë, gjatë vikendit në Britani të Madhe. Në përgjithësi, aty ishin 50 makina nga katër gjeneratat e vjetra, që u njoftuan me pasardhësin e modelit. /Telegrafi/