LAJMI I FUNDIT:

Tovërlani: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari, do të bëjmë më të mirën

Tovërlani: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari, do të bëjmë më të mirën

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka mësuar emrat e kundërshtarëve për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Sllovakia 2025” për grupmoshën deri 21-vjeç.

Dardanët e rinj ndodhen në Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia.


Ky cikël kualifikues fillon në muajin mars, derisa përmbyllet në muajin tetor të vitit 2024.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka folur për faqen zyrtare të FFK-së në lidhje me kundërshtarët dhe objektivat që kanë Dardanët.

‘Toki’ ka thënë se nuk e nënçmojnë asnjë kundërshtar, por që nuk ia kanë frikën askujt në këtë grup

“Larg asaj për të nënçmuar ndonjë ekip, por mendoj se jemi në situatë për t’u mos ju frikësuar asnjë kombëtareje. Ne do të bëjmë më të mirën”.

Orari i Përfaqësueses së Kosovës U21 për kualifikimet e Kampionatit Evropian - fillojmë dhe e përfundojmë me Estoninë
Lexo po ashtu Orari i Përfaqësueses së Kosovës U21 për kualifikimet e Kampionatit Evropian - fillojmë dhe e përfundojmë me Estoninë

“Shpresoj të mos kemi lëndime dhe ta kemi grupin e shëndoshë, duke insistuar të luftojmë për një pozitë sa më të mirë”.

Tutje i pari i shtabit teknik të Kosovës U21 ka thënë që shpreson në formë të mirë të futbollistëve dhe të kenë minuta në ekipet ku luajnë.

“Duhet ta dimë se kualifikimet e fundit na e kanë bërë punën më të vështirë sepse kemi rënë në vazon e pestë. Pra, e theksoj edhe një herë as nuk e nënçmojmë askënd dhe as nuk i frikësohemi askujt. E kemi një grup të mirë të futbollistëve”.

“Shpresoj që ata të kenë minutazh më të madhe në klubet e tyre. Jam mëse i bindur se do të kalojmë mirë në këtë grup”, ka theksuar pas shortit përzgjedhësi i Kombëtares U21, Afrim Tovërlani. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori