LAJMI I FUNDIT:

Totti përshkruan ‘10-shin’ perfekt (Foto)  

Totti përshkruan ‘10-shin’ perfekt (Foto)  

Francesco Totti e përshkroi numrin e tij të përsosur 10, duke përfshirë elementë nga Zinedine Zidane, Lionel Messi, Diego Maradona, Cristiano Ronaldon dhe vetja e tij.

Legjenda e Romës dhe Italisë tani e pensionuar u ul me gazetarët e UEFA.com për të treguar se si e sheh një ‘10-sh’ perfekt.


Totti me çmim special nga UEFA
Lexo po ashtu Totti me çmim special nga UEFA

“Unë do të merrja këmbën e djathtë të Cristiano Ronaldos, këmbën e majtë të Diego Armando Maradonës, vizionin e Messit, teknikën e Zidane”, tha fillimisht Totti për UEFA-n.

Adrian Mutu zbulon një histori të pabesueshme me Francesco Tottin (Foto)
Lexo po ashtu Adrian Mutu zbulon një histori të pabesueshme me Francesco Tottin (Foto)

“Unë do të merrja gjithashtu edhe goditjen e Tottit”, përfundoi me buzëqeshje legjenda italiane.

Ndryshe, Totti gjatë karrierës së tij shënoi 307 gola dhe bëri 124 asistime në 785 ndeshje konkurruese për Romën. /Telegrafi/

’10-shi’ perfekt i Tottit: