Tottenham - Man City, formacionet zyrtare

Tottenham Hotspur dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Kampioni aktual i Anglisë është mysafirë i ekipit londinez në ndeshjen e fundit të javës së 10-të në kampionatin anglez, ndeshja e cila zhvillohet nga ora 21:00.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk di për humbje këtë sezon pasi ka shtatë fitore dhe dy barazime, teksa pret rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim.
Në anën tjetër, ekipi i Mauricio Pochettinos ka një seri prej katër fitoreve radhazi dhe pret të vazhdojë rezultatet pozitive edhe ndaj Cityt.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Tottenham: Lloris (C); Trippier, Alderweireld, Sanchez, Davies; Dier, Dembele; Sissoko, Lamela, Lucas; Kane.
Man City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Mendy; Fernandinho, Silva (C); Mahrez, Bernardo, Sterling; Aguero
/Telegrafi/



















































