Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski iu përgjigj sot nga foltorja e parlamentit kërkesave të opozitës për dorëheqjen e tij, duke theksuar se shifrat flasin për punën e Ministrisë në periudhën e kaluar.

"Unë them se është mirë që nuk ka dallim midis LSDM-së, "Levicës" dhe BDI-së dhe është mirë që në të njëjtën ditë ju përsëri kërkoni dorëheqjen time bazuar në perceptimin tuaj, dhe "Levica" po kërkon interpelancë. Kudo që të jetë, gjatë ditës pres që edhe këto nga BDI-ja të dalin", tha Toshkovski.


Ministria e Brendshme në dy vitet e fundit, theksoi ai, ka rezultatet më të mira sipas të gjithë parametrave dhe statistikave.

"Ajo që po bëni është thjesht në kuadër të interesit tuaj personal dhe për të mbajtur këto pak vende që i keni mbajtur me zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Ju siguroj para të gjithë publikut maqedonas se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse vazhdoni kështu, do të keni vetëm disa vende minus. Dhe koha do të tregojë nëse kam pasur të drejtë apo gabim", tha Toshkovski.

Deputeti Mile Talevski nga LSDM-ja akuzoi Ministrinë e Brendshme për mosfunksionim, kërkoi përgjigje se si pesë ton drogë kaluan kufirin tonë, për vrasjet, krimin dhe pyeti nëse zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, i cili nuk vjen në punë, ka sigurim./Telegrafi/