LAJMI I FUNDIT:

Toshiba NB550D

Toshiba NB550D

Nga Toshiba vjen netbooku i parë i bazuar në platformën Brazos të AMD-së, alternativës për atë Atom të Intel.

Filiali gjerman i Toshibas në faqet e tij të internetit ka publikuar fotografi dhe informata për netbookun e radhës të bazuar në platformën Brazos të AMD-së. Laptopi do të vjen me procesorin dybërthamësh prej një gigaherc C50 Ontario me grafikë të integruar AMD Radeon HD 6250M.

Ekrani me diagonale prej 10.1-inçësh ka rezolucion prej 1.280 x 768 pikselash, është integruar disku 250-gigabajtësh, dalja HDMI dhe altoparlantë të Harman Kardon, si dhe 1 GB RAM. Në të janë edhe tri qasje USB 2.0, Bluetooth 3.0, kamera e uebit dhe teknologjia e Toshibas Sleep and Charge për mbushje të pajisjeve USB edhe kur laptopi nuk është duke punuar. Pesha e këtij kompjuteri është 1.32 kilogramë, e bateria prej gjashtë qelish ofron 9.5 orë pune.


Kompjuteri do të vjen me Windows 7 Starter, e në shitje del në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/