LAJMI I FUNDIT:

Tornadot godasin Iowan, gjithçka që u dilte përpara bëhej rrafsh me tokë (Video)

Tornadot godasin Iowan, gjithçka që u dilte përpara bëhej rrafsh me tokë (Video)

Iowa në SHBA është goditur nga disa tornado, duke bërë që i gjithë vendi të duket si një shtet “fantazmë”.

Të paktën 17 persona janë lënduar, ndërsa dëmet materiale raportohet të jenë shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.

Në internet janë publikuar pamjet rrëqethëse të tornadove që kanë goditur qytetet Mashaltown, Pela dhe Bondurant. Në Marshaltown janë lënduar 10 persona, kurse në një fabrikë në afërsi të Pelas, 7.

Më së shumti e kanë pësuar qytetarët e qytetit Marshaltown me 27 mijë banorë, ku tornado ka shkulur kulmet e shtëpive dhe objekteve tjera, dhe gjykatës e spitalit.

Banorja Stephany Mocc, ka deklaruar se ka qenë në një qendër tregtare së bashku me bashkëshortin dhe foshnjën dymujore kur dëgjuan alarmin për tornado.

“Jemi fshehur menjëherë nëpër strehimore nga ku dëgjoheshin krisma të ndryshme. Për fat të mirë i kemi mbijetuar pa ndonjë lëndim”, ka shtuar kjo qytetare. /Telegrafi/