LAJMI I FUNDIT:

Topi: Nga përplasja Basha- Berisha do të dalin shumë gjëra

Topi: Nga përplasja Basha- Berisha do të dalin shumë gjëra

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur se fundmi për përplasjen Berisha-Basha dhe vendimin e e këtij të fundit për përjashtimin e liderit historik nga grupi Parlamentar.

Topi e quajti lëvizjen e Bashës si të detyruar. Sipas tij, përplasja mes dy personazheve mund të jetë duke e çuar Partinë Demokratike drejt një defaktorizimi.


“Ishte një lëvizje e detyruar. Ishte shah, në lëvizjen e fundit, i detyruar për ta bërë. Kjo e solli Bashën në një përplasje, ku Berisha nuk vjen më me vizionin dhe interesin e një njeriu për të marrë Partinë Demokratike. Ai vjen personalisht, për të marrë Partinë Demokratike për interesat e tij dhe të vetëmbrojtjes. Në marrëdhënie me Bashën është një marrëdhënie absolutisht që e çon në një përplasje kokë më kokë, ku Partia Demokratike jam i bindur që do të shkojë drejt një defaktorizimi final”, tha Topi në Vizion Plus.

Ish-presidenti foli edhe për hyrjen e kryedemokratit Basha në Partinë Demokratike.

Ai theksoi se Basha hyri nga dera e pasme e partisë, si një njeri i familjes së Berishës.

“Lulzim Basha për Sali Berishën që nga viti 2005, nuk është thjeshtë bashkëpunëtori më i afërt i tij, i cili hyri nga dera e pasme e oborrit të PD-së. Asnjëherë Basha nuk hyri nga dera kryesore. Pra, ky ishte njeriu, i cili u konsiderua nga të gjithë si njeriu i familjes.”

Topi e konsideroi Bashën si zhgënjimin më të madh të PD-së. Vizioni i tij, sipas ish-presidentit është mjaft i rrudhur.

“Mesa kam parë ai vizioni i tij është jashtëzakonisht i ngushtë, shumë i rrudhur, rreth interesave të vogla. Dhe në 16 vite kisha pritur, me gjithë sinqeritetin njerëzor, kisha pritur projektimin e një njeriu tjetër. Një njeri i cili për mua personalisht përbën ndoshta një nga zhgënjimet më të mëdha në PD”, tha ai.

Nga përplasja me Berishën, Topi shprehet se mund të dalin shumë gjëra.

“Unë besoj që përtej kësaj përplasje do të dalin shumë gjëra të tjera.”

Ish-presidenti u ndal edhe në frazën e përdorur nga Basha për një pjesë të eksponentëve të Partisë Demokratike si “llumi i 30-viteve”.

“Si vjen ti dhe thua sot ‘llumi i 30-viteve’ ndërkohë që për 16 vite je pjesë e këtij llumi. Nuk mund të dalësh ti sot me ‘Eureka’ e gjeta. Gjëja më e mirë që mund të bëjë është të ketë më modesti brenda këtij halli të madh që ka, të ketë modesti…”

Më tej, Topi nuk është ndalur vetëm në analizën e të shkuarës së Bashës, madje ai u shpreh se sot, lideri i PD-së ka frikë të takojë bazën.

“Çdo ditë që kalon, ky ka frikë të takojë njerëzit e strukturave, kjo është shumë e rëndë. Po ta kishte patur mundësinë, do e kishte realizuar, po s’e ka. Tregon që brenda PD-së po ravijëzohen dy rryma. Një rrymë është rryma e partisë me njerëzit e strukturave, që në fakt ajo është partia dhe pastaj është një tjetër që është rryma e njerëzve të interesit politik”, tha Topi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori