LAJMI I FUNDIT:

Top 10 situatat më stresuese gjatë vozitjes

Top 10 situatat më stresuese gjatë vozitjes

Edhe ata që kënaqen me ngasjen nuk janë të imunizuar ndaj situatave stresuese pas timonit.

Një studim i madh i kryer mbi shoferët britanikë nga Rescue Remedy zbulon cilat janë “frikat dhe shqetësimet” më të mëdha që qëndrojnë pas timonit, transmeton Telegrafi.


Ekzistojnë shumë situata dhe aktivitete të vozitjes që shkaktojnë stres ose shqetësim, dhe kjo është një listë e dhjetë situatave më stresuese të vozitjes bazuar në një sondazh me shoferët.

1. Ngasja në borë

2. Ngasja e makinës në një mjedis të panjohur

3. Ngasja në shi

4. Drejtuesit e mjeteve që nuk mbajnë distancën e përcaktuar

5. Kur hyni me shpejtësi me makinën tuaj në ndonjë gropë në rrugë 

6. Ngasja nëpër mjegull

7. Ngasja e makinës në errësirë

8. Ndjenjën se një automjet i madh (kamion, autobus) është shumë afër jush

9. Ndezja e katër sinjalizuesve 

10. Kërkoni hapësira parkimi. /Telegrafi/