Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se vrasja e Astrit Deharit mund të ketë qenë e motivuar politikisht, me qëllim për të penguar rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për të dëmtuar Albin Kurtin.
Gashi ka komentuar rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, duke theksuar se vrasja e tij mund të ketë qenë e motivuar politikisht, me qëllim për të penguar rritjen e Vetëvendosjes dhe për të dëmtuar figurën e liderit të saj, Albin Kurti.
Në emisionin “Mendje Kriminale” në TV Dukagjini, Gashi shprehu bindjen se kishte një përpjekje të qëllimshme për të nxjerrë një deklaratë nga Astrit Dehari, me qëllim që të implikonte Albin Kurtin dhe udhëheqësinë e Lëvizjes Vetëvendosje në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2016.
“Besoj që ka qenë një tentativë e marrjes së një deklarate [nga Astrit Dehari] që ta fajësojë Albin Kurtin, dhe hierarkinë më të lartë të asaj kohe të LVV-së, sepse është parë që LVV si një cunami po vjen në pushtet. Sepse është parë se po rritet numri i votuesve të tyre dhe për të parandaluar këtë, e për ta shpallur LVV-në si lëvizje terroriste, për ta arrestuar Albin Kurtin si terrorist dhe zyrtarë të tjerë të LVV, për të bërë një ndërlidhje për shkak të gjuajtes me granatahedhës në Parlamentin e Kosovës. Unë besoj që kjo është arsyeja e vrasjes së Astrit Deharit”, ka thënë Gashi.
Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në qelinë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, së bashku me Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batushën, u arrestuan mbi dyshimet se qëndrojnë prapa sulmit ndaj Kuvendit më 4 gusht të 2016./Tv Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Rrëfimi i të mbijetuarës: Serbët e zhveshën mbesën para gjyshit të saj

Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë