LAJMI I FUNDIT:

Tom Cruise theu ‘rregullin e pashkruar’ duke kapur dorën e Kate Middleton në tapetin e kuq

Tom Cruise theu ‘rregullin e pashkruar’ duke kapur dorën e Kate Middleton në tapetin e kuq

Ylli i Hollyvoodit, Tom Cruise, mbrëmë e dëshmoi veten si zotëri i përsosur, kur i ofroi dorën Kate Middleton për ta ndihmuar atë ecte në premierën e “Top Gun: Maverick”.

Edhe pse gjesti i tij ishte pa dyshim i mirë, kontakti me anëtarët e familjes mbretërore është gjithmonë një çështje e ‘rrezikshme’.


Sipas faqes së internetit të familjes mbretërore, nuk ka ‘kode të detyrueshme të sjelljes’ kur takoheni me mbretëreshën ose një anëtar të familjes mbretërore, por ekziston një rregull i pashkruar që nuk duhet të shkoni përtej një shtrëngimi duarsh.

Megjithatë, yjet amerikanë nuk mund të rezistojnë për të shkuar përtej përshëndetjes më të rezervuar kur janë në prani të familjes mbretërore, siç tregoi Tom në eventin e mbrëmshëm.

Ai ndjek gjurmët e amerikanëve të tjerë që kanë çuditur, duke përfshirë Michelle Obama e cila shkëlqyeshëm e ka mbajtur krahun rreth Mbretëreshës dhe LeBron James që bëri të njëjtën gjë me Kate Middleton.

Ndër momentet më të famshme prekëse ndodhi gjatë një takimi mes Mbretëreshës dhe Zonjës së Parë të atëhershme Michelle Obama në Pallatin Buckingham.

16 rregullat më qesharake dhe të rrepta që duhet të ndjekin pjesëtarët e familjes mbretërore
Lexo po ashtu 16 rregullat më qesharake dhe të rrepta që duhet të ndjekin pjesëtarët e familjes mbretërore

Familja Obama vizitoi Madhërinë e saj në Prill 2009, kur ajo vendosi një krah rreth Mbretëreshës, a cili iu kundërpërgjigj dhe i vuri krah Zonjës së Parë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Ndiqni tenjat nga shtëpia: Mjafton ta vendosni këtë bimë në dollap

Ndiqni tenjat nga shtëpia: Mjafton ta vendosni këtë bimë në dollap

Bëje vet
Të preferuarit e fatit: 1 janari 2024 pritet të jetë fatlum për tri shenja

Të preferuarit e fatit: 1 janari 2024 pritet të jetë fatlum për tri shenja

Astrologji
Në këtë shtet evropian femrat kanë gjoksin më të madh në botë!

Në këtë shtet evropian femrat kanë gjoksin më të madh në botë!

Lifestyle
Pesë ushqime që duhet të hahen në të njëjtën ditë kur gatuhen ose hapen, për të shmangur sëmurjen

Pesë ushqime që duhet të hahen në të njëjtën ditë kur gatuhen ose hapen, për të shmangur sëmurjen

Këshilla Lifestyle
E shihni njeriun në këtë enigmë? Fytyra e tij vihet re vetëm nga më inteligjentët

E shihni njeriun në këtë enigmë? Fytyra e tij vihet re vetëm nga më inteligjentët

Stil
Hiqni qafe burimin më të madh të alergjenëve: Bëni një spërkatës natyral kundër tenjave

Hiqni qafe burimin më të madh të alergjenëve: Bëni një spërkatës natyral kundër tenjave

Bëje vet
Kalo në kategori