LAJMI I FUNDIT:

Tom Cruise bashkëpunon me NASA për një film në hapësirë

Tom Cruise bashkëpunon me NASA për një film në hapësirë
Tom Cruise

Ylli amerikan, Tom Cruise, raportohet se është në bisedime me NASAn për të xhiruar filmin e parë në hapësirë.

Lajmin e ka konfirmuar administratori i NASAs, Jim Bridenstine, me anë të një postimi të ndarë në rrjetin social, Twitter.

“NASA është e entuziazmuar të punojë me Tom Cruise për një film në bordin e Stacionit Hapësinor”, ka shkruar ai.


“Ne kemi nevojë për figura të njohura për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë realitet planet ambicioze të NASAs”, vazhdon Jim.

Bridenstine nuk dha më shumë detaje por Cruise thuhet se po punon me CEOn e Teslas dhe sipërmarrësin e SpaceX, Elon Musk për të realizuar filmin e parë të xhiruar në hapësirë.

SpaceX po ashtu nuk e ka konfirmuar rolin e tij në projektin e filmit, por Tom mund të fluturojë në hapësirë në anije kozmike të kompanisë, Crew Dragon.

“Mission Impossible 7” mund të shtyhet për shkak të coronavirusit
Lexo po ashtu “Mission Impossible 7” mund të shtyhet për shkak të coronavirusit

Në anën tjetër, Musk nuk e ka konfirmuar zyrtarisht bashkëpunimin, por iu përgjigj Bridenstine me një koment: “Duhet të jetë shumë argëtues”.

Tom Cruise

Aktori së fundmi kishe anuluar xhirimet e “Mission Impossible 7” pas përhapjes së madhe të coronavirusit në Itali, ndërsa shquhet për rolet e tij të guximshme në projekte të ndryshme filmike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Kalo në kategori