LAJMI I FUNDIT:

Tjetri…

Tashmë është e ditur se zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës do të mbahen me 3 nëntor dhe se nominimet për kandidatë kryetarësh nëpër komuna janë në proces e sipër, e në disa komuna gati të gjitha subjektet politike i kanë përfunduar nominimet.

Fushata elektorale për disa veç ka filluar, por sesa janë përgatitur votëkërkuesit dhe votëdhuruesit për ballafaqim, kjo është temë më vete. Zgjedhjet janë momentet që prodhojnë pyetjen se cili është ai apo ajo – tjetri që do të drejtoj e menaxhoj komunën si njësia më e afërt e pushtetit me qytetarin? Do të jetë si më parë, do të ndryshojë diçka apo krejt si më parë ose vetëm do të ketë riciklim të “materialit shpenzues” i njohur si politikan, kryetar komune, kryetar shteti apo qeverie?


Gjithherë me shpresën për zgjedhje të drejta e fer, qytetarët e komunave të Kosovës do të votojnë për tjetrin, për ndryshimin, për të mirën e tyre. Këtë gjë edhe qytetarët e Komunës së Podujevës do ta kërkojnë, pra do ta kërkojnë tjetrin, ndryshimin, të renë.

Me të drejtë qytetari i Podujevës mund të interesohet nëse ka të ardhme pa ndryshim e reformë? Përgjigja është mëse e ditur, se pa ndryshim e reforma nuk ka të ardhme për komunën e cila për mëse një dekadë drejtohet nga një vizion i cili po tregohet e dëshmohet si i shpenzuar deri në maksimum.

Nëse garniturat politike në komunë nuk e ofrojnë rimëkëmbjen e Podujevës, mendoj se një ditë ajo do të konsiderohet komuna më e izoluar dhe me perspektiven më të dobët në të gjithë Republikën e Kosovës. Potencialisht Komuna e Podujevës është e përgatitur të jetë me një perspektivë e cila gjeneron ndryshime jo vetëm brenda saj, por edhe për shtetin si tërësi. Gjithherë them, se vizioni i cili e ka drejtuar Podujevën në dekadën e fundit pati mbështetjen e qytetarit, me shpresën më të madhe. Por, sot është ndryshe e kjo vërehet edhe brenda garniturës e cila u dëshmua se e humbi vizionin.

Podujeva nga një vend me potencial të mjaftueshëm zhvillimor ekonomik, bujqësor, kulturor, intelektual e arsimor, me këtë vizionin të shterur e i cili edhe për vete ka nevojë për gjenerim të reformave të thella, është kthyer në zonë informale e cila zhvillohet vetvetiu në formën më të dhimbshme e më të dëmshme për të dhe qytetarët e saj. Transformimi i këtij vizioni nga ai i cili do të duhej të ishte zhvillimor e prosperues, në një izolues, i pa zhvillim e jo prosperues, e ka bërë Podujevën hapësirën më të errët në hartën e Kosovës.

Kompetencat ligjore që i janë ofruar kryemenaxherit të komunës, pra kryetarit, e kanë bërë atë të luaj rolin e një diktatori të “çifligut”, por edhe kontrolluesit e dobët të pushtetit, që janë opozita, e ka kthyer komunën e Podujevës gjithashtu në zonën më të errët politike në vend.

Pavarësisht domosdoshmërisë së sjelljes konstruktive të opozitës, kjo nuk do të thotë se opozita duhet të pajtohet me çdo propozim të pushtetit, e sidomos me ato që janë të dëmshme për qytetarin, i cili edhe opozitës ia ka besuar një përgjegjësi. Opozita brenda Kuvendit Komunal në Podujevë deri më tani nuk është parë të jetë “destruktive”, por në raste mund të përshkruhet si tepër konstruktive, për të mos thënë në shërbim të pozitës.

Siç dihet, Komuna e Podujevës drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbështetje nga Partia e Drejtësisë e cila ka një këshilltar, e i cili për dallim nga këshilltari i Aleancës Kosova e Re, ende nuk u shkri në LDK, si dhe ai i Iniciativës Qytetare, zyrtarisht i pashkrirë në LDK. Këshilltari tjetër i vetëm, pra ai i PSD-së para zgjedhjeve në Partinë Demokratike të Kosovës, iu ngjitë kësaj partie dhe tani në Kuvendin Komunal të Podujevës kemi: Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe këshilltarin e Partisë së Drejtësisë. Kuvendi Komunal aktualisht ka 41 këshilltarë komunal, kurse në zgjedhjet e ardhshme lokale komuna do të ketë 35.

Subjekte tjera politike që veprojnë në Podujevë janë edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila për herë të parë do të garojë në zgjedhjet lokale, si dhe Lëvizja për Bashkim. Këto dy subjekte politike gjatë këtij mandati të garniturës komunale, nuk është se kanë luajtur ndonjë rol të një opozite kritikuese të të bëmave të pushtetit lokal, mirëpo ngelet të shihet gjatë kësaj periudhe paraelektorale se cilat janë ofertat e tyre.

Pakënaqësitë me punën e partisë në pushtetin lokal të Podujevës, pra të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë vërejtur nga qytetarët të jenë edhe brenda saj. Konfliktet mes anëtarëve të kryesisë së LDK-së kanë shpërtheyr disa herë edhe në media gjatë katër viteve të fundit. Kompaktësia e numrit të këshilltarëve komunalë të kësaj partie është zbehur për shkak të kompetencave ligjore që ka kryetari i Komunës, por edhe për shkak të diktatit të madh nga kryetari i degës së partisë në fjalë në qytetin e Podujevës. Përveç kësaj duhet shtuar edhe pakënaqësitë e qytetarëve ndaj pushtetit lokal i cili e ka izoluar interesin e saj vetëm për grupet dhe grupacionet brenda partiake. Kryetari aktual i Komunës së Podujevës është rikandiduar prapë dhe kjo është ajo e cila e transformon këtë të fundit në një diktator që po e dëmton demokracinë brenda partisë dhe jashtë saj. Kujtoj se qytetarët janë më të përgjegjshëm për të ardhmen e tyre, dhe vota me inercion nuk do të ketë efekt më.

Zgjedhjet komunale në Podujevë, të 3 nëntorit të këtij viti, do të jenë test edhe për subjektet tjera politika. Ato e kanë vetëm një mundësi për të marr votën e qytetarit, e ajo është ofrimi i një perspektive rrënjësisht ndryshe nga vizioni aktual me të cilin udhëhiqet Komuna e Podujevës.

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori