Tjetër sulm masiv, tetë të vrarë nga të shtënat në disa fshatra të Serbisë
399:"05, May, 2023, Mladenovac - Eight dead, more than 10 wounded in a shooting in the village of Dobona, near Mladenovac, 600 members of special units are searching for the attacker. Photo: Antonio Ahel/ATAImages 05, maj, 2023, Mladenovac - Osam mrtvih, vise od 10 ranjenih u pucnjavi u selu Dobona, kod Mladenovca, 600 pripadnika specijalnih jedinica traga za napadacem. Photo: Antonio Ahel/ATAImages 22:"Antonio Ahel/ATAImages
Të shtënat e dyta masive në 48 orët e fundit kanë ndodhur në Serbi.
Në afërsi të Mlladenovcit, i dyshuari Uros B., ka qëlluar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje.
Ai qëlloi në tre lokacione të ndryshme në fshatin Dubonë, duke lënë të vdekur tetë persona, raporton nova.rs.
Sipas informacioneve jozyrtare nga terreni, të shtënat kanë nisur pas një mosmarrëveshje në oborrin e shkollës, pas së cilës i dyshuari ka shkuar në shtëpi për të marrë një armë dhe ka filluar të shtijë.
Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë një polic dhe motra e tij, ndërsa identiteti i viktimave të tjera nuk dihet.
Uroš B. është larguar nga vendi i ngjarjes dhe kërkimet për të janë duke vazhduar që nga mbrëmë. Sipas banorëve vendas, gjatë natës janë dëgjuar helikopterë duke fluturuar mbi zonë.