LAJMI I FUNDIT:

Tjetër seancë stërvitore te Liverpooli, tjetër huqje katastrofale nga Darwin Nunez – uruguaiani duket si një lojtar amator

Tjetër seancë stërvitore te Liverpooli, tjetër huqje katastrofale nga Darwin Nunez – uruguaiani duket si një lojtar amator

Para-sezoni i Darwin Nunez po shkon keq e më keq pasi një video e titulluar “Darwin Nunez duke shënuar një ‘gol’ në stërvitje” u bë virale për të gjitha arsyet e gabuara.

Uruguaiani ishte në stërvitje për Liverpoolin gjatë turneut të tyre para sezonit dhe, në përputhje me formën e tij të fundit, lëshoi një gjuajtje mbi traversë.


Klopp thuhet se theu pretendimet e tij të mëparshme se ai kurrë nuk do të shpenzonte 100 milionë euro për një lojtar duke nënshkruar me Nunez në fillim të afatit kalimtar nga Benfica.

Tifozët e Liverpoolit janë të shqetësuar për Darwin Nunez: A është ky lojtari që kemi paguar 100 milionë euro për të?
Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit janë të shqetësuar për Darwin Nunez: A është ky lojtari që kemi paguar 100 milionë euro për të?

Uruguaiani ishte lidhur më parë me Manchester United, ndër të tjera, dhe kishte impresionuar si në ligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, përfshirë dy gola kundër Liverpoolit.

Por, pavarësisht faktit se ai nuk ka bërë ende një fillim zyrtar për skuadrën e Jurgen Klopp, dhe jo për të paktën 12 ditë të tjera, kur Reds të përballen me Manchester Cityn në Community Shield, ai tashmë është nën presion.

Tarifa e paguar për Nunez do të thotë se çdo gabim i tij do të shqyrtohet dhe në turneun në Tajlandë dhe Singapor gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për të.

Footage from pre season hasn't done Nunez any favours. Image: Alamy

Ai hyri në lojë në pjesë të dytë në ndeshjen kundër United dhe humbi një shans të artë, përpara se të bënte të njëjtën gjë kundër Crystal Palaces.

Pra, sigurisht që dështimet e tij në stërvitje bënë që mediat sociale të shpërthenin edhe një herë në drejtim të tij.

“Ai vazhdon të gjuajë në qiell në të gjitha videot. Çfarë nuk shkon me këtë njeri? Ky djalosh nuk mund të pushtojë trashëgiminë e Manes në Liverpool nëse vazhdon në këtë mënyrë”, ka shkruar një tifoz.

Paraqitja nga 100 milionëshi i Liverpoolit: Darwin Nunez me gjasë nuk do ta kujtojë për të mirë debutimin te The Reds në miqësoren ndaj Unitedit
Lexo po ashtu Paraqitja nga 100 milionëshi i Liverpoolit: Darwin Nunez me gjasë nuk do ta kujtojë për të mirë debutimin te The Reds në miqësoren ndaj Unitedit

“Klopp ka ndërtuar një skuadër me lojtarë të mirë të lirë. Si është ky djalë më i shtrenjtë se Haaland?”, pyeti një tifoz tjetër.

Fatkeqësisht, Nunez tashmë i është bërë krahasimi me Andy Carrollin, dhe një tifoz shtoi: “Duket sikur Liverpool nuk mëson”.

“Ata paguan 50 milionë për sulmuesin me bisht (Carroll) dhe ne të gjithë e dimë se si rezultoi… Këtë herë ata kanë paguar dyfishin e shumës për atë që deri më tani ka qenë i njëjti rezultat”.

Klopp i del në mbrojtje Darwin Nunezit pas paraqitjes së dobët ndaj Unitedit
Lexo po ashtu Klopp i del në mbrojtje Darwin Nunezit pas paraqitjes së dobët ndaj Unitedit

“Ky djalosh vetëm një centimetër larg për t’u bërë Timo Werneri uruguaian”, shtoi një tjetër fans, duke krahasuar mizorisht Nunez dhe Werner.

Tifozët e Liverpoolit dhe Nunez nuk duhet të shqetësohen shumë pasi para-sezoni nuk do të thotë asgjë sapo të fillojë sezoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni

Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni

Premier League
Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare

Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare

Boks
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Reus i qerasi tifozët e Borussia Dortmundit, por kjo i kushtoi mbi 100 mijë euro

Reus i qerasi tifozët e Borussia Dortmundit, por kjo i kushtoi mbi 100 mijë euro

Bundesliga
Kalo në kategori