LAJMI I FUNDIT:

Birra Peja e dhezi atmosferën në Sunny Hill Festival

Birra Peja e dhezi atmosferën në Sunny Hill Festival

Birra Peja së bashku me produktet e tyre, pijen energjike GO+ dhe ujin Akull kanë pasur kënaqësinë edhe këtë vit të mbështesin festivalin Sunny Hill dhe të jenë në mesin tuaj në katër netët më të paharrueshme në Prishtinë.

Birra Peja ka përgatitur një përmbledhje të momenteve magjike të cilat i ndau me audiencën më të zjarrtë ndonjëherë që shijuan muzikën e yjeve botërore dhe vendore të muzikës duke përfshirë, Dua Lipa, Skepta, AJ Tracey, J Balvin, dhe Diplo mes shumë të tjerësh…

Birra Peja do jetë përgjithmonë krenare dhe mbështetëse për organizimet kulturore që promovojnë vlerat dhe artistët në sytë e botës siç ishte edhe Sunny Hill Festival. /Telegrafi/