LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, shkrumbohet fabrika e riciklimit (Video)

Tiranë, shkrumbohet fabrika e riciklimit (Video)

Prej më shumë se dy orësh, zjarrfikësit, por edhe forcat e ushtrisë janë duke luftuar me flakët që thuajse shkrumbuan një fabrikë riciklimi mbetjesh.

Për shkak të materialeve që gjendeshin brenda godinës, puna e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve është mjaft e vështirë. Pranë zonës gjenden edhe dy pika karburanti, por policia bën të ditur se nuk ka rrezik. Më herët, policia njoftoi edhe se fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, raporton tch.


Makina të shumta zjarrfikëse janë duke punuar aktualisht në zonë, zjarrfikëseve të Tiranës, u janë bashkuar edhe ato të Vorës, por ndihma ka ardhur edhe nga Durrësi, si edhe nga forcat e ushtrisë.

Digjet fabrika e riciklimit të mbetjeve në Tiranë (Video)
Lexo po ashtu Digjet fabrika e riciklimit të mbetjeve në Tiranë (Video)

Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, me anë të një postimi në “Twitter”, shkroi se të gjitha shërbimet e qytetit Emergjencat Civile, Zjarrfikës, Polici dhe Ushtri janë përfshirë në betejën me zjarrin”.

Ndërkohë i bën thirrje qytetarëve të evitohet zona. “Ju lutem evitoni kalimin ne zone gjer sa situata te vihet nen kontroll!”, shkruan në Twitter Veliaj.