LAJMI I FUNDIT:

Tirana merr zyrtarisht stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë për vitin 2022

Tirana merr zyrtarisht stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë për vitin 2022

Tirana ka marr zyrtarisht stafetën e Kryeqytetit Evropian të Rinisë për vitin 2022.

Kryebashkiakut Veliaj i është dorëzuar çelësi që simbolizon marrjen e detyrës nga Kryetari i Bashkisë së Klaipedas në Letoni, Vytautas Grubliauskas.


“Është një moment shumë i veçantë t’ia dorëzoj sot çelësin kryebashkiakut të Tiranës. Ne duhet ta mbështesim kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Shqipëria dhe Tirana janë vende për të cilat do të ndihemi krenarë dhe do të themi: -Po, ne kemi qenë kryeqytet i rinisë para këtij kryeqyteti të mrekullueshëm. Tani ky simbol besimi është në duart tuaja”, u shpreh Grubliauskas.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Erion Veliaj tha se gjatë dhjetorit do të planifikohet kalendari, që deri më tani parashikon 1 mijë aktivitete në fusha të ndryshme.

“Kemi marrë zyrtarisht stafetën nga Klaipeda e Lituanisë që ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2021. Ndaj ne do të përdorim gjithë ditët e fundit të dhjetorit për të planifikuar një kalendar që deri tani ka shkuar në 1000 aktivitete për gjithë vitin që vjen.

“1000 aktivitete ku ne duam që të rinjtë të lidhen me njeri-tjetrin në shumë fusha, nga sporti, arti, kultura, sipërmarrja rinore, aktivistët e mjedisit”.

“Është një ditë fantastike dhe një mundësi e jashtëzakonshme për Tiranën edhe si një kartolinë se çfarë është Shqipëria moderne sot dhe çfarë mund të bëhemi nesër”, tha Veliaj ndërsa shtoi se kjo mundësi do të përdoret për të promovuar të rinjtë nga të gjitha trojet shqipfolëse, shkruajnë mediat shqiptare.