LAJMI I FUNDIT:

Tirana 100 vjet kryeqytet

Tirana 100 vjet kryeqytet
-->

Në këtë 100-vjetor të Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë, në sheshin “Skënderbej” është hapur një ekspozitë me foto në bardhezi. Organizatori i kësaj ekspozite, Saimir Rusheku, tregon evoluimin e kryeqytetit në një shekull.

“Është bërë një prezantim për të pasqyruar momentet e rëndësishme, duke nis nga fisnikëria tiranase me themelimin e Strehës Vorfënore nga Zyber Hallulli, e tek mikpritja që kreu i parë i Bashkisë së Tiranës Ismail Ndroqi i bëri Kongresit të Lushnjës në Qafën e Kasharit. Më tej bëhet një prezantim i plotë, nga ngritja e institucioneve në Tiranë, duke u shtrirë tek infrastruktura dhe zhvillimi i jetës qytetare”, shprehet Rusheku.

“Më pëlqen shumë, shumë interesante”, shprehet një qytetar për këtë ekspozitë.

“Me anë të fotove lexohet historiku i Tiranës. Ndjeva mallëngjim, duke parë shndërrimin e Tiranës”, thotë një qytetar.

“Këtu kam lind dhe këtu jam rritur. Shumë bukur. Vetëm nuk më pëlqen që pallatet e mëdha nuk kanë parqe për pushim”, flet një tjetër qytetar.

Ekspozita dhe do të udhëtojë edhe në Prishtinë, Ulqin, Tetovë dhe Shkup. /Report TV/