LAJMI I FUNDIT:

Tinka Kurti i reagon Molliqajt rreth debatit me Konjufcën

Tinka Kurti i reagon Molliqajt rreth debatit me Konjufcën

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, që menaxhon Sekretariatin për Media dhe Komunikim në këtë Lëvizje, e ka goditur deputetin Dardan Molliqaj, i cili ishte sonte mysafir në një debat në KTV, përballë Glauk Konjufcës, por për të cilin VV nuk ka bërë asnjë njoftim në faqen e vet, siç bën çdo herë.

Kurti, në një postim në Facebok, ka treguar se Sekretariati për Media vepron vetëm në bazë të rregullave të përcaktuara, dhe sipas saj njoftimet për pjesëmarrje në emisione i bëjnë vetëm atëherë kur ka koordinime.


“Sekretariati për Media dhe Komunikim është organ statutor dhe vepron sipas rregulloreve të përcaktuara demokratikisht. Më përpara ka pasur edhe momente kur ky Sekretariat është kontrolluar pa transparence prej vullnetit dhe dëshirës të njerëzve të rëndësishëm por nuk do të jetë më kështu”

“Ne postojmë njoftime për pjesëmarrje mediatike vetëm të emisioneve të cilat i kordinojmë. Ata që mendojnë se duhet shkelur rregulloret e statuti për të respektuar plane personale janë ata që sot po ankohen se mungon demokracia”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se kriza e Vetëvendosjes duhet të diskutohej përbrenda organeve të Lëvizjes.

“Mungesa e postimit për njoftim të emisionit është theksim i rëndësisë së organeve para studiove televizive. Ato hapësira preferojmë t’i përdorim për debate me pushtetin për hir të aq shumë temave të nevojshme. Të tilla kishte edhe sot. Mund t’i flasim edhe dallimet e brendshme në media por jo si premierë. Mbështetja e qytetarëve është shumë më e madhe sesa mbështetja që tregohet në fund të emisioneve”, ka shkruar Kurti.

Kurse, gjatë transmetimit të emisionit, Molliqaj ia ka përmendur disa herë Konjufcës faktin se pse VV nuk ka bërë njoftim për pjesëmarrje në emision.

“Për herë të parë, Vetëvendosja nuk e ka lajmëruar debatin e tyre të sotëm në Facebook, gjë që kishte ndodhur gjithnjë më pare”, ka thënë Molliqaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori