0Shares

Tinder ka njoftuar lansimin e një shërbimi të ri të lidhjeve të quajtur Tinder U sot. Është parashikuar specifikisht për studentët që ndjekin një kolegj apo universitet katërvjeçar. Përderisa tipari thelbësor i Tinder-it është që t’ju ndihmojë të gjeni njerëz që dëshironi të njihni, nuk është çudi që Tinder U është gjithashtu një shërbim takimesh.

Megjithatë, mund të përdoret gjithashtu për të bërë miq të rinj dhe ndoshta edhe për të gjetur një partner studimi.

Ka kuptim që Tinder të përqëndrohet në kampuset e kolegjit, duke qenë se një shumicë e madhe e përdoruesve të shërbimit janë midis moshave 18 dhe 24. Një email adresë nga një universitet i akredituar kërkohet për të përdorur Tinder U dhe përdoruesit gjithashtu duhet të jenë të vendosur në kampuse kur ata regjistrohen për të, bën të ditur Ubergizmo.

Sapo të ristartojnë aplikacionin Tinder, ata do të regjistrohen automatikisht në Tinder U. Mekanika është e njëjtë me atë në versionin e rregullt. Ata që duan të takohen jashtë kampusit të tyre janë të mbuluar gjithashtu pasi që Tinder U do t’i lejojë ata të njoftohen me nxënësit në shkollat e afërta.

Kjo veçori aktualisht po qarkullon në pajisjet iOS për studentët në një kolegj ose universitet katërvjeçar në Shtetet e Bashkuara. Shërbimi nuk ka deklaruar ende se kur kjo veçori do të mbështetet në versionin Android të aplikacionit.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)