LAJMI I FUNDIT:

“The Times”: Gangsterët e bënë Shqipërinë prodhuese të kanabisit

“The Times”: Gangsterët e bënë Shqipërinë prodhuese të kanabisit

“Si e kthyen gangsterët Shqipërinë në një shtet prodhues të kanabisit”. Kështu e nis prestigjiozja britanike “The Times ”, materialin ku i përshkruan kriminelët shqiptarë si me të rrezikshmit në Evropë.

Reklama

Media përmend Moisi Habilajn dhe bandën e tij që u arrestuan në vjeshtë nga policia për trafikim të armëve dhe mbi 3.5 ton kanabis në Sicili, një biznes me vlerë prej 20 milionë eurosh në vit.

Duke cituar fjalët e një hetuesi italian gazetari Tom Kington shkruan se pavarësisht arrestimit të tyre fluksi i drogës nga përtej Adriatikut nuk është ndalur.

Në skajin tjetër të Evropës, në Britaninë e Madhe trafikuesi shqiptar Klodjan Copja e 41 të tjerë u burgosën për importimin e 60 milionë paund lëndë narkotike, duke shtyre policinë britanike të pohojë në një raport të fundit, së bandat shqiptare kanë një kontroll të konsiderueshëm të tregut të narkotrafikut në vend, përcjell Tirana Observer.

Me lidhje të drejtpërdrejta me furnizuesit kolumbian, gangsterët shqiptarë po fuqizohen gjithnjë e më shumë që prej daljes kaotike të vendit nga regjimi komunist, shkruan “The Times”, e cila përmend gatishmërinë e kryeministrit Rama për të bashkëpunuar me liderët evropian, lidhur me çështjen.

Kington thotë në artikullin e tij se reputacionin për dhunën ekstreme, shqiptarët e fituan pas emigrimit në Evropë e Amerikë në vitet ‘90-të dhe siç pohon, shumë prej tyre u punësuan si vrasës me pagesë nga familja mafioze Gambino në Nju Jork.

Për ta mbështetur këtë gazetari përmend bisedën e regjistruar të Habilajt pasi humbi një ngarkesë për shkak ndërhyrjes së policisë italiane. “Po të kisha një kallashnikov do t’i kisha ekzekutuar të gjithë”, shprehet ai.

Rishtazi, vijon artikulli, shqiptaret kane fituar reputacion për besueshmëri, pasi i dërgojnë ngarkesat në kohë e ruajnë një profil të ulët ashtu siç bënë në Lazarat, ku ndërtuan në heshtje një plantacion gjigand kanabisi.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë atje, ka pasur shumë pak arrestime të bosëve të drogës, të cilët e kthyen vëmendjen në hapjen e rrugëve të reja për në Europë, nga Afganistani përmes Turqisë.

Makinat e tyre luksoze vazhdojnë të popullojnë rrugët e Tiranës, shkruan gazeta britanike.

Në trend Lajme

Më shumë
Von Cramon në veri: Shumë gjëra mund të shkojnë keq në Kosovë nëse ky është realiteti - duhet të shohim opsione të tjera

Von Cramon në veri: Shumë gjëra mund të shkojnë keq në Kosovë nëse ky është realiteti - duhet të shohim opsione të tjera

Politikë
Gazetarja serbe, mediave të Vuçiqit: Publikuan lajme të pavërteta për gjendjen në Kosovë

Gazetarja serbe, mediave të Vuçiqit: Publikuan lajme të pavërteta për gjendjen në Kosovë

Serwer: SHBA-ja ka braktisur neutralitetin, dënon Kosovën dhe jo Serbinë

Serwer: SHBA-ja ka braktisur neutralitetin, dënon Kosovën dhe jo Serbinë

Politikë
Shumë turistë e pak punëtorë në Shqipëri

Shumë turistë e pak punëtorë në Shqipëri

Lajme
Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Politikë
Britania fushatë për shqiptarët, mesazhi: Nëse vjen ilegalisht s’do të jepet azil

Britania fushatë për shqiptarët, mesazhi: Nëse vjen ilegalisht s’do të jepet azil

Lajme
Kalo në kategori