LAJMI I FUNDIT:

Time Watched, tipari i ri në Youtube që tregon sa kohë shpenzoni duke shikuar video

Time Watched, tipari i ri në Youtube që tregon sa kohë shpenzoni duke shikuar video

Kompanitë e mëdha të teknologjisë si Google dhe Apple janë në mënyrë të ngadaltë por të sigurt duke kuptuar se njerëzit janë të varur nga telefonat e tyre – dhe se nuk është gjë e mirë.

Të dy kompanitë po sjellin karakteristika që synojnë t’i ndihmojnë njerëzit të gjurmojnë sa kohë kalojnë në pajisjet e tyre – dhe përpjekja më e fundit nga Google për të ndihmuar njerëzit të përcjellin përdorimin e tyre vjen në formën e një seksioni të ri “Kohëzgjatja” në aplikacionin YouTube, integrim me tiparin Digital Wellbeing të Android.


Në sektorin Time Watched të aplikacionit YouTube, i cili është i disponueshëm në të dyja versionet e iOS dhe Android të aplikacionit, mund të shihni se sa kohë keni kaluar duke shikuar videot në atë ditë të veçantë, ditën e parë dhe në 7 ditët e kaluara.

Ju gjithashtu do të merrni një mesatare ditore. Statistikat nuk rrjedhin vetëm nga koha e kaluar duke shikuar videot në telefon – kur shikoni videot në YouTube dhe jeni të kyçur në llogarinë tuaj të Google nga një komputer, të dhënat do të llogariten në statistikat. Megjithatë, YouTube Music dhe YouTube TV nuk janë të përfshira.

“Qëllimi ynë është që të japim një kuptim më të mirë të kohës së kaluar në YouTube, kështu që mund të marrësh vendime të informuara se si dëshiron që YouTube të përshtatet më së miri në jetën tënde “, tha Google në postimin në blog-un e tyre.

Për të gjetur menunë Time Watched në aplikacionin YouTube, thjesht drejtohuni te menyja e Llogarisë (Account) duke klikoni në figurën tuaj të profilit në këndin e sipërm të djathtë. Pastaj klikoni opsionin Time Watched, dhe ju duhet të jeni në gjendje të shihni statistikat tuaja.

Google po premton gjithashtu se Digital Wellbeing në Android, e cila është aktualisht në beta, do të jetë në gjendje të lidhet me Time Watched në aplikacionin YouTube.

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Shumë njerëz mendojnë se iPhone i tyre nuk funksionon pas përditësimit më të fundit të iOS, por ka një zgjidhje

Shumë njerëz mendojnë se iPhone i tyre nuk funksionon pas përditësimit më të fundit të iOS, por ka një zgjidhje

Teknologji
Kalo në kategori