Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Speciale do të dështojë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka deklaruar se ish-luftëtarët do ta dëshmojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së në Speciale.
“Secili luftëtar që do të ftohet nga Specialja do të dalë fitimtar dhe do të dëshmojë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e shenjtë. Gjykata Speciale do të dështojë, sepse nuk ka çka të thuhet dhe nuk ka çka të dëshmohet përveç pastërtisë së luftës së UÇK-së”, është shprehur Kadrijaj.
Ajo e ka quajtur të pa drejtë ballafaqimin me këtë gjykatë, megjithatë ka bërë me dije se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së saj.
Kadrijaj ka treguar se nuk e di ende se në çfarë cilësie do të ftohet nga Gjykata Speciale meqë ende nuk e ka marrë ftesën zyrtare.
“Unë jam kontaktuar me telefon nga Gjykata Speciale, por zyrtarisht ende nuk e kam marrë ftesë. Përderisa nuk e kam marrë ftesën zyrtare nuk e di se në çfarë cilësie do të ftohem”, ka theksuar ajo, duke shtuar se Gjykata Speciale është turpi më i madh që i kanë bërë Kosovës. “Është turpi i bashkësisë evropiane që të bëjë një Gjykatë Speciale një etnike dhe të gjykohen krimet e supozuara të UÇK-së, kurse Serbia, e cila ka qenë nxitëse e të gjitha luftërave në Ballkan, të mos gjykohet për krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë. Si mund të barazohet krimineli me luftëtarin që ka mbrojtur popullin dhe pragun e shtëpisë? Ky është turp. Unë nuk e kam votuar Gjykatën Speciale sepse mendoj se është një padrejtësi e madhe që po i bëhet Kosovës nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë Kadrijaj.
Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike, me ç’rast ka theksuar se më 22 gusht Kuvendi do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Po shihet se të gjitha partitë politike janë të gatshme për zgjedhje. Edhe ne si Aleancë jemi të përgatitur për zgjedhje dhe po punojmë në terren me struktura”, ka thënë Kadrijaj, duke shtuar se AAK-ja do të jetë befasia e zgjedhjeve të parakohshme.
“Kohëve të fundit kemi aderime të shumta dhe ky është rezultat i qeverisjes së mirë të kryeministrit Haradinaj. Ai ia ka kthyer dinjitetin Kosovës me vendimet e mëdha që i ka marrë siç janë: formimi i ushtrisë, vendosja e taksës, Ligji i ‘Trepçës’, Ligji i Pagave, Ligji i Prishtinës dhe vendime të tjera të cilët drejtpërdrejt prekin qytetarët e vendit. Këto kanë bërë që Aleanca të shënojë rritje dhe këtë po e konfirmojnë edhe sondazhet vendore dhe ndërkombëtare. Sipas sondazheve, AAK-ja po radhitet ndër partitë e para dhe mendoj se me këtë ritëm Aleanca do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Kadrijaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë