Revista “Time” ka shpallur presidentin e zgjedhur Donald Trump si “personin e vitit” për 2016-n. Lista e kandidatëve për këtë çmim është bërë publike vetëm gjatë së hënës në shfaqjen “Today”.
Në këtë listë ishin përfshirë edhe 11 kandidatë të tjerë, përfshi këtu ish-kandidaten demokrate Hillary Clinton; gjimnastin rekordmen gjatë Olimpiadës së Rios, Simone Biles; yllin e muzikës Beyonce; themeluesin e “Facebook”, Mark Zuckerberg; si dhe presidentin rus Vladimir Putin.
“Time” shpalli kryeministrin indian, Narenda Modi, si fitues të sondazhit të lexuesve për vitin 2016. Ai fitoi një sondazh të tillë edhe dy vite më parë.
Vitin e kaluar, fituese e çmimit ishte Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ndër fituesit e tjerë në vite kanë qenë edhe Papa Françesku, Presidenti Barack Obama, Rudy Giuliani, Adolf Hitleri dhe “The Computer”.
Përzgjedhja e përvitshme vendoset nga kryeredaktorët e revistës “Time” dhe zakonisht rezulton një person, një grup, një ide apo një objekt, që ka pasur ndikimin më të madh në lajmet e vitit. Tradita ka nisur në vitin 1927 me përzgjedhjen e aviatorit të famshëm Charles Lindbergh.
“Është e vështirë të mohosh ndikimin e jashtëzakonshëm të Trumpit në lajmet e vitit 2016, për mirë apo për keq”, thuhet në argumentimin e kësaj përzgjedhjeje.
Nancy Gibbs, kryeredaktorja e revistës “Time” shpjegon arsyet e përzgjedhjes së Trump. “Vendi kaloi një fushatë elektorale të ndarë, më shumë se në çdo zgjedhje të tjera që kemi kaluar. Shumë njerëz thonë që zgjedhja e personit të vitit është një nder, dhe ndër vite kemi parë njerëz që kanë ndikuar. E di që shumë njerëz nuk do të jenë dakord, por është një surprizë ajo që ndodhi në 2016-n”, thotë Gibbs. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe