LAJMI I FUNDIT:

TIM: Gjendja e korrupsionit në Maqedoni është përkeqësuar

TIM: Gjendja e korrupsionit në Maqedoni është përkeqësuar

Në raportin e Transparency International-Maqedonia (TIM) për vitin 2017 thuhet se problemi me korrupsionin në Maqedoni është përkeqësuar në periudhën e kaluar.

Nga gjithsej 176 vende të ranguara, Maqedonia rradhitet në të 90-tin. Raporti thotë se në Maqedoni është udhëhequr një politike klienteliste dhe e interesit dhe se vendosja e sistemit të kapjes së shtetit e ka pamundësuar punën e institucioneve që merren me luftimin e korrupsionit.


Kjo ka krijuar sistem të fuqishëm për mbrojtjen e korrupsionit dhe sistem ku nuk sundon drejtësia, por interesat.

TIM kërkon që të punohet fuqishëm për ta ndaluark orrupsionin ku duhet të përfshihen veprimtarët si edhe të reformohet i tërë Komisioni Shtetëror për Ndjekjen e Korrupsionit./Telegrafi/