LAJMI I FUNDIT:

TIM BIRI

TIM BIRI

Poezi nga: Juan Rodolfo Wilcock
Përktheu: Beti Njuma

Ki besim tek jeta
dhe jo tek ideologjitë;
mos i dëgjo misionarët
e një iluzioni a një tjetri.


Mos harro se ka veç një
gjë pohore, shpikja;
ndërsa sistemi karakterizohet
nga mungesa e imagjinatës.

Mos harro se gjithçka ndodh
rastësisht dhe asgjë nuk zgjat përjetësisht,
çka s’të ndalon të bësh
një vizatim mbi xhamin e avullt.

As të këndosh një melodi
të thjeshtë kur je i lumtur;
mund të jetë një vizatim i bukur,
dhe që kënga të jetë e bukur:

Por, kjo sigurisht s’ka rëndësi,
mjafton që ty të pëlqejnë.
Një ditë do të vdesësh; punë e madhe,
sepse do jenë të tjerët ata që do ta kuptojnë.