LAJMI I FUNDIT:

Tillerson: Milicitë e mbështetura nga Irani “të shkojnë në shtëpi”

Tillerson: Milicitë e mbështetura nga Irani “të shkojnë në shtëpi”

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, thotë se ka ardhur koha që luftëtarët e mbështetur nga Irani që ndihmuan Irakun për të mposhtur grupin ekstremist, të Shtetit Islamik (IS) “të shkojnë në shtëpi dhe të lejojnë popullin irakian të rimarrin kontrollin”.

“Tani kur lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik po merr fund, militantët iranianë që janë në Irak, duhet të kthehen në shtëpi”, tha Tillerson.


“Luftëtarët e huaj në Irak duhet të kthehen në shtëpi dhe të lejojnë popullin irakian të rifitojë kontrollin”, shtoi ai duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir.

Tillerson gjithashtu është ndalur në Katar, për të marrë pjesë në një takim midis zyrtarëve të Saudisë dhe Irakut.

Ky udhëtimi vjen si pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit Donald Trump për të izoluar dhe mbajtur Iranin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. /Rel/