Argjentina i ka dhënë fund pritjes 28-vjeçare për një trofe të madh, pasi të shtunën e kaluar arritën të fitojnë Copa America, duke mposhtur në stadiumin e famshëm “Maracana” të Rio de Janeiro, Brazilin me rezultat 1-0.

Superylli i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria shënoi golin e vetëm të ndeshjes në mes të pjesës së parë, pas një asistimi nga Rodrigo De Paul.

Një natë që tifozët e ekipit kombëtar argjentinas nuk do ta harrojnë kurrë, ku edhe mijëra prej tyre festuan në rrugët e Buenos Aires pas fitores ndaj Brazilit.

Epo kjo fitore ka prekur jo pak tifozët, ku njëri prej tyre ka bërë tatuazh në shpinë emrat e secilit anëtar të skuadrës prej 29 vetash që morën pjesë në Copa America – përfshirë edhe trajneri Lionel Scaloni.

Skuadra e Scalonit ishte mbresëlënëse në të gjithë ndeshjet e Copa America dhe paraqitja e tyre sidomos në mbrojte ndaj Brazilit në finale ishte e cilësisë më të lartë.

Kupa e Botës mbahet në vitin 2022, ndërsa Argjentina nuk llogaritet si një nga favoritët më të mëdhenj për të triumfuar në Katar.

Imagjinoni tatuazhet e tifozëve nëse Argjentina do ta fitonte trofeun më të madh në futboll./Telegrafi/