LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Milanit tallin Juventusin për dështimet në Ligën e Kampionëve në koreografinë e tyre në derbi (Foto/Video)

Tifozët e Milanit tallin Juventusin për dështimet në Ligën e Kampionëve në koreografinë e tyre në derbi (Foto/Video)
MILAN, ITALY - OCTOBER 28: AC Milan and Juventus FC teams line up before the Serie A match between AC Milan and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on October 28, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Tifozët e Milanit kanë zbuluar një koreografi gjigante, ku kanë thumbuar rivalët e tyre të mëdhenj, Juventusin, për dështimet e tyre në finalet e Ligës së Kampionëve.

Mbrëmja e të shtunës ka parë të ndeshen mes vete dy nga rivalët më të mëdhenj në futbollin italian, Milanin dhe Juventusin.


Me ndeshjen që zhvillohet në San Siro, tifozët e Milanit të njohur ndryshe si ‘Curva Sud’ zbuluan një koreografi gjigante.

“Kupa e Kampionëve, ëndrra dhe ankthi i madh”

Në atë koreografi ata u tallën me humbjet e Juventusit në finalet e Ligës së Kampionëve, përcjell Telegrafi.

Bardhezinjtë u mposhtën në Cardiff më maj të vitit 2017 nga Real Madrid, humbja e fundit e një serie prej shtatë humbjeve në finale.

Pamje mahnitëse nga tribunat!

Në koreografinë e tifozëve të Milanit poshtë shkruante: “Kupa e Kampionëve, ëndrra dhe ankthi i madh”.

Koreografia gjigante dhe spektakolare e Curva Sud (Getty Images)

Përveç shkrimit thumbues, tifozët Rossoner kishin mbushur tribunën e tyre me flamuj kuqezi, por edhe një kungull si simbol i “Halloween-it” e njohur si dita e shtrigave.

Vitet dhe qytetet e finaleve të humbura nga Juventusi (Getty Images)

Afër kungullit shiheshin edhe vitet dhe qytetet ku Juventusi ka humbur finalet e Ligës së Kampionëve, duke e bërë të kompletuar këtë koreografi. /Telegrafi/