Ëndrrat mund të bëhen realitet në Camp Nou. Këtë e përjetoi një tifoze e flakët e Barcelonës në ndeshjen për Kupën e Mbretit ndaj Valencias (1-0).

Lucia, një vajzë nga Cordoba, kishte udhëtuar nga Andaluzia për ta parë klubin e saj të zëmrës dhe lojtarin e saj të preferuar Sergio Busquets.


Kamerat televizive kapën imazhin vajzës para fillimit të ndeshjes me një fanellë të Sergio të veshur.

bosqyuetsss Tifozja me tu futur në Camp Nou

Ajo qante nga emocionet pasi ishte hera e parë që e shihte Barcelonën dhe kjo tërhoqi vëmendjen e stafit teknik të klubi, por edhe të vetë Sergio Bosquetsit.

Në fund të ndeshjes ishte pikërisht lojtari që u afrua te shkallet dhe i dhuroi fanellën, por edhe një foto për kujtim.

27629152 1841565922542688 4653575620321937104 o Takimi me yllin e Barcelonës

Vajza ishte e emocionuar, kur e pa që ëndrra e saj u bë realitet vetëm me paraqitjen e parë në këtë stadium legjendar.

img jlanuza 20180202 131201 imagenes md propias jlanuza  dsf9421 k1pC @MundoDeportivo Web Me fanellën e fituar

Një tregim special nga Camp Nou, ku është ëndërrta mund të bëhen realitet. /Telegrafi/  

telegrafi sport app