LAJMI I FUNDIT:

Tifozët dallojnë mesazhin për Mbappen në fletoren e trajnerit të PSG-së, çfarë kishte shkruar Galtier?

Tifozët dallojnë mesazhin për Mbappen në fletoren e trajnerit të PSG-së, çfarë kishte shkruar Galtier?

Fansat me sy shqiponjë kanë parë një mesazh në lidhje me Kylian Mbappe në fletoren e menaxherit të Paris Saint Germain, Christophe Galtier.

Kampionët e Francës ishin në aksion kundër Benficës në kuadër të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.


Gjatë ndeshjes, tifozët vunë re një mesazh në fletoren e Galtier ku shkruhej: “Kylian preferon (djathtas)”. Kjo vjen pasi një histori kontroverse në Instagram u postua nga Mbappe pas barazimit 0-0 të PSG me Reims të shtunën.

Mbappe ka postuar një foto të tij me hashtag-un ‘pivot gang’. Sipas Get French Football News, kjo është një referencë për francezin që nuk dëshiron të luajë vetëm në sulm.

Pak orë para se të niste ndeshja kundër Benficës, raportet e jashtëzakonshme pohuan se Mbappe ka kërkuar të largohet nga PSG në janar pasi marrëdhënia mes francezit dhe klubit është shembur.

Sipas ekspertit francez të futbollit Julien Laurens, Mbappe ndjen se është tradhtuar nga klubi i Parc des Princes.

“Ai ndihet i tradhtuar nga klubi në kuptimin që të gjitha gjërat që klubi i premtoi kur nënshkroi atë marrëveshje të re deri në vitin 2025 nuk kanë ndodhur”.

“Premtimet se do të nënshkruanin me një sulmues të ri në mënyrë që ai të mund të luante në pozicionin e tij më të mirë, se Neymar nuk do të ishte aty dhe ai do të shitej, se ata do të nënshkruanin një qendërmbrojtës dhe ai do të ishte në qendër. Të gjitha këto gjëra nuk kanë ndodhur”, ka thënë Laurent për BBC Radio 5 Live.

Megjithatë, drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos i mohoi thashethemet duke thënë se Mbappe “asnjëherë nuk ka folur për largimin” nga klubi në janar.

Mbappe vazhdoi të shënojë më vonë në mbrëmjen e së martës nga pika e bardhë për të kaluar ekipin e tij në epërsi 1-0 në pjesën e parë. Megjithatë, një penallti në pjesën e dytë nga Joao Mario i shpëtoi një pikë Benficës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Ligat tjera
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

La Liga
Kalo në kategori