LAJMI I FUNDIT:

Thyhen zyret e BIK-ut në Kamenicë, vidhen para dhe dëmtohen objektet

Thyhen zyret e BIK-ut në Kamenicë, vidhen para dhe dëmtohen objektet

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se janë thyer dhe vjedhur zyret e Këshillit të BI-së në Kamenicë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 ku janë vjedhur mbi 1 mijë euro, transmeton Telegrafi.


“Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë njofton se sot rreth orës 09.00 janë gjetur të thyera dhe të demoluara zyrat e Këshillit të BI-së. Me këtë rast dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë i të mirave materiale që gjendeshin në objektin e administratës së KBI-së në Kamenicë. Kryetari i KBI-së në Kamenicë Ferid ef. Dërmaku ka njoftuar se objekti i KBI-së në Kamenicë është hapur dhunshëm nga dritarja në katin përdheses dhe janë thyer, demoluar, e hapur dhunshëm katër dyer të zyrave të administratës në katin e dytë tek zyra e kryetarit, sekretarit, arkëtarit dhe atë të depos, dhe se hajnat kanë hapur dhunshëm kasafortën e kyçur të arkës në zyrën e arkëtarit, ku ata konsiderohet se nga aty kanë marrë mjete në vlerë prej 1,086.30 Euro”, njofton BIK.

BIK bën të ditur se personat e dyshimtë kanë demoluar edhe dokumentacionin e arkivit të këtij Këshilli.

“Po ashtu, ata kanë demoluar dokumentacionin e arkivit të këtij Këshillit në zyrën e arkëtarit. Rasti është raportuar edhe në polici, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë incizimin dhe regjistrimin e dëshmive të mundshme në vendngjarje. KBI në Kamenicë apelon tek institucionet e sigurisë që rasti në fjalë të hetohet sa më shpejt që është e mundur dhe kryesitë e kësaj vepre kriminale të vihen para drejtësisë”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori