LAJMI I FUNDIT:

Thuhet se këtë javë Meta po planifikon që të pushojë nga puna “mijëra” punëtorë

Thuhet se këtë javë Meta po planifikon që të pushojë nga puna “mijëra” punëtorë

Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës që mund të prekin “mijëra” punëtorë, sipas një raporti nga The Wall Street Journal. Burime të njohura me situatën i thanë WSJ-së se pushimet nga puna mund të fillojnë që të mërkurën.

Kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, raportoi se ka të punësuar mbi 87,000 punonjës në fund të shtatorit, por këto pushime në shkallë të gjerë pritet të shkurtojnë një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve të stafit.


Sipas WSJ, pushimet nga puna mund të godasin Metën edhe më shumë se shkurtimet masive të vendeve të punës në Twitter, të cilat prekën rreth gjysmën e fuqisë punëtore prej 7,500 punëtorëve të kompanisë, transmeton Telegrafi.

Në qershor, shefi i produkteve të Meta-s, Chris Cox, paralajmëroi punonjësit për “kohë të vështira”, duke vënë në pah se punëtorët duhet “të ekzekutojnë pa të meta në një mjedis me rritje më të ngadaltë”.

Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, në të njëjtën kohë filloi t’i “nxehte” punonjësit, duke thënë në një seancë të brendshme pyetjesh dhe përgjigjesh të marra nga Alex Heath i The Verge se “ndoshta ka një grup njerëzish në kompani që nuk duhet të jenë këtu”.

Edhe pse Zuckerberg thotë se Facebook ka përdorues aktivë më shumë se kurrë më parë, investitorët janë ende të shqetësuar për riskun e shtrenjtë të kompanisë në metaverse.

Sektori i realitetit virtual të Meta-s humbi mbi 3.7 miliardë euro (3.7 miliardë dollarë) në tremujorin që e lamë pas dhe një total prej mbi 9.4 miliardë euro (9.4 miliardë dollarë) në total gjatë këtë viti, ndërsa aksionet e kompanisë po tregtohen me çmimin më të ulët që nga viti 2016. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Zbulohet çmimi i telefonit të ri të Google ende pa u prezantuar vetë pajisja

Zbulohet çmimi i telefonit të ri të Google ende pa u prezantuar vetë pajisja

Teknologji
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

Teknologji
Kalo në kategori