LAJMI I FUNDIT:

Thuhet se Apple është duke punuar në krijimin e një laptopi me ekran të palosshëm

Thuhet se Apple është duke punuar në krijimin e një laptopi me ekran të palosshëm

Deri më tani Asus ka qenë firma e parë e cila ka filluar me krijimin e laptopëve me ekran të palosshëm me linjën Zenbook Fold, por thuhet se do të ketë një konkurrencë serioze në të ardhmen.

Sipas një raporti nga Korea, Apple është duke punuar drejt krijimit të një laptopi me ekran të palosshëm. Kompania amerikane duket se është duke biseduar me furnizuesit e tyre për lansimin e një MacBook-u me ekran të tillë. Kjo pajisje do të përshpejtonte tregun tashmë të ngadaltë të ekraneve, nëse veç do të prodhohej.


Nëse raportet janë të sakta, atëherë viti kur ky laptop do të dal në treg është viti 2026, pas një prezantimi në vitin 2025. Prodhuesit korean të ekraneve sikur Samsung Display dhe LG Display kanë investuar shifra të mëdha së fundmi në panelet OLED për laptop, tani kur tregu i telefonave të mençur është i furnizuar mirë, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Të dyja kompanitë aktualisht po “koordinojnë planet e zhvillimit dhe prodhimit për panelet e palosshme OLED për laptop” ndërsa tregu i sapolindur për ta vazhdon të rritet.

Një porosi nga Apple do të bënte patjetër një goditje të madhe në këtë treg ende të vogël. Sipas burimit të raportit, përmasat më të mëdha të ekranit do të jenë më fitimprurëse për prodhuesit e paneleve, edhe pse është më e vështirë të arrihen dendësi të mëdha pikselësh në ekranet të cilat vazhdojnë duke u rritur në përmasa.

Megjithatë, ekranet e palosshme të laptopëve janë më fitimprurëse se ekranet e palosshme të telefonave të mençur, dhe kjo sigurisht se do të jetë një mundësi e madhe për prodhuesit e ekraneve që të fitojnë edhe më tepër para në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori