LAJMI I FUNDIT:

MOST me thirrje për regjistrimin e mbikëqyrësve në referendum

MOST me thirrje për regjistrimin e mbikëqyrësve në referendum

Asociacioni qytetar MOST sot njoftoi se ka filluar aktivitetet për mbikëqyrjen e referendumit dhe për këtë qëllim ju bëri thirrje qytetarëve të regjistrohen në 18 zyrat rajonale nëpër gjithë Maqedoninë.

Thirrja zgjat prej 5 shtatorit deri 8 shtator, pranë zyrave rajonale të MOST-it që për qytetarët janë të hapura nga ora 12:00 deri në ora 17:00. Të dhënat për kontakt nëpër zyrat rajonale mund të gjenden në ueb faqen e MOST-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qytetarëve që do të pranohen të jenë mbikëqyrës do të kenë trajnim të veçantë, më pastaj do të ndahen nëpër vendvotimet si mbikëqyrës.

Mbikëqyrës në misionin e asociacionit qytetar MOST mund të jetë secili qytetar që ka të drejtën e votës, i cili është i gatshëm që në mënyrë të pavarur dhe objektive ta mbikëqyr procesin që të raportojë për ndodhitë. Gjatë selektimit të mbikëqyrësve përparësi do të kenë ata që tashmë janë angazhuar si mbikëqyrës të MOST-it gjatë proceseve zgjedhore në Maqedoni.

Për mbikëqyrje të referendumit më 30 shtator do të angazhohen rreth 1.500 mbikëqyrës nëpër gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Për shkak vlerësimit gjithëpërfshirës gjatë referendumit, 80% mbikëqyrës të gjatë të MOST-it i ndjekin ndodhitë e fushatës/propagandës dhe punën nëpër organet zgjedhore.

Ashtу sikurse në proceset zgjedhore, në linjën telefonike 080 080 080 qytetarët do të mund të raportojnë parregullsi eventuale lidhurm e referendumin/Telegrafi/