LAJMI I FUNDIT:

Thirrje nga numra të huaj në Viber, reagon Agjencia për Informim dhe Privatësi – jep disa rekomandime

Thirrje nga numra të huaj në Viber, reagon Agjencia për Informim dhe Privatësi – jep disa rekomandime

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka reaguar pasi kohëve të fundit janë ngritur shqetësime të adresuara nga qytetarët për thirrje telefonike nga numra të panjohur ndërkombëtarë përmes aplikacionit Viber.

Bazuar në parimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, përkatësisht Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, Agjencia udhëzon të gjithë qytetarët të ndërmarrin hapat si në vijim:


-Ndiqni udhëzimet e Viber për trajtimin e thirrjeve të tilla: https://help.viber.com/hc/en-us

-Aktivizoni opsionin e ID-së së telefonuesit në cilësimet e llogarisë tuaj (Account Settings) për të parë se kush po telefonon, edhe nëse nuk janë të regjistruar në kontaktet tuaja.

-Nëse merrni telefonata të dyshimta, RAPORTONI ato si SPAM! Kjo do ta ndihmojë Viber-in të bllokojë këta numra dhe të mbrojë të tjerët që të mos bien viktimë e mashtrimeve.

“Mos harroni, siguria e të dhënave tuaja është në duart tuaja! Jini të kujdesshëm dhe ndiqni gjithmonë udhëzimet e aplikacionit tek rubrika “Të dhënat dhe Privatësia” (Data and Privacy)”, njofton tutje AIP.

Qytetarë të shumtë nëpër rrjete të ndryshme sociale janë ankuar se në numrat e tyre në viber kanë pranuar thirrje nga numra me prefiks jashtë Kosove./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori