LAJMI I FUNDIT:

Thiago Motta konfirmon transferimin e Kolo Muanit te Juventusi

Thiago Motta konfirmon transferimin e Kolo Muanit te Juventusi

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta shprehu kënaqësinë e tij për lëvizjen e pritur të sulmuesit francez, Randal Kolo Muani nga Paris Saint-Germain, duke thënë se ai shpreson që lojtari të jetë i disponueshëm kur ata të presin Milanin në Serie A të shtunën.

Kolo Muani pritet t’i bashkohet Zonjës së Vjetër në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit, por ende nuk janë zbuluar detaje të kontratës nga klubet.

“Jam i lumtur me ardhjen e Kolo Muanit”, deklaroi Motta në një konferencë për shtyp të premten.


“Ne presim vetëm disa dokumente përfundimtare për të kompletuar transferimin. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të jetë me ne nesër, përndryshe do ta kemi atë nga ndeshja tjetër”.

Kolo Muani, një lojtar i rregullt në skuadrën e Francës së Didier Deschamps, ka qenë jashtë favorit te skuadra e PSG- së e Luis Enrique, duke bërë dy starte në ligë këtë sezon, pavarësisht se e hapi sezonin me dy gola në tri ndeshjet e para.

“ Unë pres gjithçka nga Randal si brenda dhe jashtë fushës ”, shtoi Motta.

” I kërkova që të stërvitet mirë, të punojë mirë dhe të bëjë gjithçka që duhet të bëjë për të qenë i disponueshëm. E pyeta, i kërkoj të gjithë lojtarët e mi”, vazhdoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Faulli më i keq që ka pësuar në karrierën e tij", Viniciur Jr i ‘mbijetoi’ një ndërhyrjeje brutale

Ndërkombëtare
La Liga zvogëlon kufirin e pagave të Barcelonës, anuloi transaksionin e shitjes së ulëseve VIP në Camp Nou

La Liga zvogëlon kufirin e pagave të Barcelonës, anuloi transaksionin e shitjes së ulëseve VIP në Camp Nou

La Liga
Granit Xhaka u përplas keq me tifozët e Leverkusenit pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Gjermanisë

Granit Xhaka u përplas keq me tifozët e Leverkusenit pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Gjermanisë

Ndërkombëtare
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga

"Ata ishin të gatshëm të paguanin shumë", Suarez tregon se mund t'i bashkohej Arsenalit

Premier League
Zbulohet emri i kandidatit kryesor për t’u bërë trajner i ri i Milanit

Zbulohet emri i kandidatit kryesor për t’u bërë trajner i ri i Milanit

Serie A
Kalo në kategori