LAJMI I FUNDIT:

Theu dy këmbët pasi u këput kavoja e ashensorit në Gjakovë, mjeku tregon gjendjen shëndetësore të të lënduarve

Theu dy këmbët pasi u këput kavoja e ashensorit në Gjakovë, mjeku tregon gjendjen shëndetësore të të lënduarve
Foto: Ilustrim

Pas lëndimeve që kanë pësuar dy persona si pasojë e këputjes së kavosë së ashensorit në një objekt banesorë në Gjakovë, mjeku i Spitalit “Isa Grezda”, Arben Veseli ka treguar për gjendjen shëndetësore të tyre.

Veseli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se mbrëmjen e së enjtjes kanë pranuar për trajtim mjekësor dy persona, një mashkull dhe një femër.


Sipas tij, pacientja ka pasur thyerje në kërcirin e djathtë në gju dhe i është nënshtruar një operacioni.

Dy persona lëndohen rëndë pasi këputet kavoja e ashensorit në një objekt në Gjakovë
Lexo po ashtu Dy persona lëndohen rëndë pasi këputet kavoja e ashensorit në një objekt në Gjakovë

Ndërsa, për pacientin tjetër mjeku tha se pritet që sot t’i nënshtrohet operacionit, pasi siç tregoi Veseli ka thyerje në të dy nyjet e poshtme të këmbëve.

“Kam intervenuar si mjek në gatishmëri për aspektin ortopedik. Janë dy persona të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor, një mashkull dhe një femër, viti i lindjes 1993 dhe 1994, çift bashkëshortor. Pacientja ka pasur thyerje në kërcirin e djathtë në gju. Sot iu ka nënshtruar një operacioni, i cili rezultoi mirë. Ndërsa pacienti ka thyerje në të dy nyjet e poshtme të këmbëve. Pritet sot që të stabilizohet në aspektin e ënjtjes së madhe që ka pësuar dhe t’i nënshtrohet operimit”, ka thënë Veseli.

Ndryshe, edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se në ashensor kanë qenë një çift me dy fëmijë. Zëdhënësi njoftoi se ashensori ka rënë në bodrumin e banesës, gjersa prindërit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë e fëmijët kanë shpëtuar pa lëndime.

“Rreth orës 21:15 është këputur kavo e një ashensori në një objekt banesor në Gjakovë. Ashensori ka rënë në bodrum. Dy persona kanë pësuar fraktura. Në ashensor kanë qenë katër persona, prindërit dhe dy fëmijë të vegjël (foshnja)”, ka thënë Elezaj.

Nga ky rast është arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori