LAJMI I FUNDIT:

Therje me thikë në Prishtinë, një person i lënduar

Therje me thikë në Prishtinë, një person i lënduar
Foto: Arkiv

Një person ka marr lëndime të rënda trupore i cili pas një mosmarrëveshje ishte goditur me armë të ftohtë (thikë), nga një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 23:30 në rrugën “Aziz Zhilivoda”, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/