LAJMI I FUNDIT:

Therje me thikë në Fushë Kosovë

Therje me thikë në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, dy të dyshuar meshkuj , pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht duke përdorur edhe  një mjet të mprehët (dyshohet thikë) dy viktima meshkuj të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Me urdhër të gjykatës, janë kontrolluar dy shtëpitë e personave të dyshuar  të cilët nuk janë hasur në shtëpi si dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimet.


Rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/