Theret me thikë një person në Podujevë

Një person është therur me thikë ditën e shtunë në Pudujevë.
Lidhur me rastin Policia ka arrestuar një person të mitur, i cili është dërguar në mbajtje, transmeton Telegrafi.
"Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje", njofton Policia.
Rasti ka ndodhur në sheshin e qytetit rreth orës 21:40. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































