LAJMI I FUNDIT:

As themeluesi nuk e di a është ky produkt i çmendurisë: Formohet shteti dhe kombi i parë hapësinor, që synon anëtarësimin në OKB!

As themeluesi nuk e di a është ky produkt i çmendurisë: Formohet shteti dhe kombi i parë hapësinor, që synon anëtarësimin në OKB!

Të mërkurën, në një hotel në Paris ndodhi konferenca më e çuditshme për shtyp, ku u shpall lindja e kombit asgardian. Fjala është për një shtet hapësinor, banorët e së cilës do të jetojnë në gjithësi pa prekur në Tokë! Emri buron nga mitologjia nordike (Asgard – toka e zotëve), ndërsa rekrutimi i “banorëve” veç ka filluar.

Asgardija është ide e “madhe” e shkencëtarit dhe sipërmarrësit rus, Igor Ashurbeyli. Por, ajo do të hasë në pengesa që në start, sepse duhet të kenë teknologji për një anije apo stacion orbital.


“Ajo që po nisim është shtet digjital, se askënd tash nuk do ta lansojmë në hapësirë”, ka thënë Ashurbeyli, transmeton Telegrafi.

Asgardia fillimin do ta ketë modest, me satelitë, ndërsa banorët do të vazhdojnë të jetojnë në Tokë.

“Për sa kohë që askush nuk është duke fluturuar në hapësirë, mund të keni sa të doni nënshkrime, por shtet nuk jeni. Shteti ka territor dhe banorët e saj jetojnë në atë territor”, thotë për Popular Science, eksperti gjyqësor, Frans von der Dunk nga Universiteti i Nebraskës.

Por, atyre që ju pëlqen ideja, mund të kërkojnë nënshtetësi në internet. Kur të mblidhen 100 mijë kërkesa, do të kërkohet anëtarësimi në OKB. Deri tash, nënshtetësi kanë kërkuar 34,234 persona.

Ashurbeyli nuk e di as se si do të duket sateliti e as se si do të dërgohet në orbitë.

“Por, do të ndodhë”, thotë ai.

E drejta ndërkombëtare përcakton se shteti duhet të ketë popullsi të përhershme dhe territorin që lidhet me të, por Ashurbeyli mendon se s’ka asnjë referencë në të drejtën ndërkombëtare se si territori duhet të jetë ose se a duhet të jetë në Tokë. Ndaj, satelitin e sheh si zgjidhje të problemit territorial!

“Gjërat në fillim janë joformale e pastaj kalojmë në gjëra formale vonë”, thotë ai.

Por, ky nuk është fundi i problemeve për këtë rus.

“Do të kenë vështirësi serioze me Nenin 2 të marrëveshjes për hapësirën e jashtme, e cila thotë se universin askush nuk mund ta zotërojë”, ka thënë Chris Newman nga Universiteti Sunderland në Mbretërinë e Bashkuar.

Mirëpo, Asgardia synon të lansojë satelitë e jo të ngul flamurin në gjithësi. Ky veprim në fakt është tentim për t’u kapur në vrimat e së drejtës ndërkombëtare. Ndaj, se do të ndodh një precedent, këtë askush nuk po e dyshon.

Kjo nuk është hera e parë që Ashurbeyli provokon, pasi më herët ka thënë se Tokës i duhet një platformë hapësinore që do ta mbronte nga objektet si asteroidet. Atëherë ai propozoj URBOCOP-in (Universal Cosmic Battle Robotic Platforma), që me armë do të neutralizonte kërcënimin nga jashtë.

Tash, vizioni i tij për të Asgardinë dhe URBOCOP-in lidhen me shtetin që do të mbrojë Tokën. Detajet për këtë nuk dihen, por ata që e besojnë këtë projekt e konsiderojnë si gjë të madhe!

“A është fjala për budallallëk? Koha këtë do ta tregoj”, ka thënë Ashurbeyli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori